Menu online për restorantin tënd.
Porosi me WhatsApp.
QR gati në sekonda.
Ndërto një menu moderne për telefon, ndaj me link ose QR dhe prano porosi direkt në WhatsApp. Ideale për restorante, fast food, pastiçeri dhe kafene.
Trattoria Roma
Pasta & Pizza
Pasta Carbonara
Spaghetti, guanciale, pecorino, vezë.
850 L
Pizza Margarita
Salcë domate, mozzarella, borzilok.
700 L
Shumë biznese ushqimi ende punojnë me rrëmujë.
- Menu vetëm në foto të Instagramit
- Klienti pyet çdo ditë për çmime dhe produkte
- Menu të printuara që vjetrohen shpejt
- Turistët nuk e kuptojnë menunë
- Porositë vijnë pa strukturë
InstaPorosi e kthen menunë në një eksperiencë moderne.
- Një link i vetëm për menunë
- QR për tavolina dhe takeaway
- Produkte dhe çmime që përditësohen lehtë
- Menu në deri 5 gjuhë
- Porosi direkte në WhatsApp
- Mini-site me pamje profesionale
Shiko si duket në praktikë
Çdo biznes mund të ketë një menu moderne, të bukur dhe të lehtë për t’u përdorur nga telefoni.
Trattoria Roma
Pamje elegante për restorante që duan menu të pastër, çmime të qarta dhe një prezencë më profesionale.
- Ndërrimi i gjuhëve direkt në navbar
- Porosi pa komision në WhatsApp
- QR Code për tavolina i përfshirë
Trattoria Roma
Pasta Carbonara
Spaghetti, guanciale, pecorino, vezë.
850 L
Pizza Margarita
Salcë domate, mozzarella, borzilok i freskët.
700 L
Sallatë Cezar
Sallatë mikse, pulë, kruton, salcë Cezar.
600 L
Pse e zgjedhin bizneset e ushqimit
Gjithçka që të duhet për ta kthyer menunë në një eksperiencë moderne dhe të lehtë për klientin.
Menu online 24/7
Klienti e hap menunë në çdo moment, nga telefoni.
Kod i skanueshëm (QR) për tavolinë ose Delivery
Vendose QR në tavolina, banak ose paketim.
Porosi direkte në WhatsApp
Porositë vijnë aty ku tashmë komunikon me klientin.
Në 5 gjuhë
Më e lehtë për turistë, të huaj dhe klientë lokalë.
Pamje premium për markën tënde
Çdo biznes duket si një mini-website i vet.
Ndrysho menunë në minuta
Shto produkte, çmime dhe foto pa rrëmujë.
Vetëm 3 hapa dhe menuja jote është gati.
Nga krijimi i menusë deri te porosia në WhatsApp, gjithçka duhet të duket e thjeshtë.
Krijo menunë
Shto kategori, produkte, çmime dhe foto për biznesin tënd.
Ndaje me link ose kod të skanueshëm (QR)
Vendose në bio, dërgoje me WhatsApp ose printoje për tavolina dhe banak.
Merr porositë
Klienti zgjedh produktet dhe ta dërgon porosinë direkt në WhatsApp.
E ndërtuar për mënyrën si klientët porosisin sot
Çdo funksionalitet është krijuar për të qenë sa më i thjeshtë për klientin, duke rritur mundësinë e porosisë me tre blloqet tona kryesore.
Një menu më e qartë për klientë vendas, turistë dhe vizitorë të huaj.
Shto përkthimet me një klik. Klientët shohin menunë direkt në gjuhën e tyre të preferuar nga telefoni, pa pyetur asgjë.
Kod i skanueshëm (QR) për tavolinë ose Delivery
Shkarko QR kodin nga paneli yt dhe vendose aty ku klienti e ka më të lehtë për ta parë dhe përdorur. Klienti e skanon kodin dhe e hap menunë në sekonda — pa aplikacion dhe pa rrëmujë.
Porosi e re
- 1x Pizza Margarita
- 2x Coca Cola
Totali: 1100 L
18:42
Porosi direkte në WhatsApp
Klienti zgjedh produktet dhe porosia vjen direkt në WhatsApp. E formatuar qartë, me produkte dhe total, gati për t'u përgatitur.
Çdo biznes mund të ketë stilin e vet
Nga një restorant elegant te një fast food energjik apo një pastiçeri e ngrohtë — çdo biznes mund të paraqitet me stilin e vet.
Elegant Restaurant
Pamje më klasike dhe elegante.
Fast Food Bold
Ngjyra më të forta dhe më energjike.
Pastiçeri Soft
Stil i butë dhe mikpritës.
Beach / Summer Fresh
Pamje e freskët dhe verore.
Bëje biznesin tënd gati me një menu online moderne
Krijo një prezencë më moderne për biznesin tënd dhe një eksperiencë më të qartë për klientët.