InstaPorosi Food

Politika e Privatësisë

Përditësuar së fundmi: Shkurt 2026

1. Çfarë të dhënash ruhen

Për shitësit: adresë email, emër dyqani, numër WhatsApp, dhe të dhëna të menusë (produkte, kategori, çmime). Për porositë: lista e produkteve, totali, gjuha e zgjedhur, dhe koha e porosisë. Nuk ruajmë të dhëna personale të blerësve.

2. Si përdoren

Të dhënat përdoren vetëm për funksionimin e platformës: shfaqjen e menusë, dërgimin e porosive në WhatsApp, dhe menaxhimin e panelit të shitësit. Nuk i përdorim për marketing ose qëllime të tjera.

3. Ndarja me palë të treta

Ne nuk i ndajmë të dhënat tuaja me palë të treta. Të dhënat ruhen në mënyrë të sigurt në infrastrukturën tonë dhe aksessohen vetëm nga stafi i autorizuar i InstaPorosi Food.

4. E drejta për fshirje

Ju keni të drejtë të kërkoni fshirjen e llogarisë tuaj dhe të gjitha të dhënave të lidhura. Për të bërë një kërkesë, na kontaktoni në instaporosi@gmail.com.